Volej për meshkuj, Tirana fiton derbin me Partizanin, merr kreun e kampionatit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 12:35 | Sporte të tjera
Volej për meshkuj, Tirana fiton derbin me Partizanin, merr kreun e

Tirana në volejboll për meshkuj konfirmohet si favorite për titullin kampion. Bardheblutë triumfuan 3-2 në derbin me Partizanin dhe tashmë kryesojnë të vetëm kampionatin.

Suksesi nuk ishte aspak i lehtë, me Tiranën që pas fitores së setit të parë, e pa veten në dizavantazh. Ekipi i drejtuar nga Arben Sako barazoi shifrat, teksa dominoi setin e pestë dhe të fundit, me rezultatin 15 me 9.

Me këtë sukses, Tirana e volejbollit për meshkuj projektohet drejt titullit të 17-të kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos