Shkroi historinë në Beograd, trajneri: Alban Beqiri u përball i dëmtuar me rusin dhe dueloi si i barabartë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 14:45 | Sporte të tjera
Shkroi historinë në Beograd, trajneri: Alban Beqiri u përball i

Alban Beqiri shkroi një faqe të jashtëzakonshme të historisë së sportit shqiptar. Luftëtari kuqezi është zyrtarisht fitues i medaljes së bronzit, në Botërorin e boksit të zhvilluar në Beograd. Ai bëhet sportisti i parë shqiptar që regjistron një rezultat kaq të lartë në ring.

Në një intervistë ekskluzive në Ditarin e mesditës në A2 CNN, trajneri i kombëtares së boksit të Shqipërisë, Renato Kurti, u shpreh se Alban Beqiri u penalizua nga dëmtimi, ndërsa rrezikoi karrierën duke u ngjitur në ring ndaj boksierit rus.

“Kjo arritje do të thotë shumë pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë nga një shqiptar. Alban Beqiri ka vuajtur shumë si sportist. Në 8 ditë ka bërë 5 ndeshje të forta.

https://a2news.com/2021/11/05/demtimi-e-frenoi-ne-gjysmefinale-alban-beqiri-fiton-medaljen-e-bronzit-ne-boterorin-e-boksit/

Rusia është shteti më superior në sportin olimpik. Albani ka humbur në ring vetëm për të mos u dorëzuar edhe pse ka qenë në rrezik shëndeti i tij. Çoi një ndeshje grusht më grusht me rusin. Në 3 raunde, Albani e mbajti në mes të ringut. Albani u ngjit në ring për të treguar që e meritonte atë medalje”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos