
Formula 1 do të garojë në Shangai, në Çmimin e Madh të Kinës deri në vitin 2025.
Konfirmimi erdhi pas marrëveshjes zyrtare ndërmjet drejtuesve të Formula 1 dhe organizatorëve vendas. Gara në Shangai ka qenë në kalendar nga viti 2004 deri më 2019-ën, me dy edicionet e fundit që nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.
Prej pasigurive të shkaktuara nga Covid, eventi aziatik nuk u përfshi as në kalendarin e Botërorit 2022. Drejtuesit e cirkusit kanë shprehur keqardhje për këtë fakt, por saktësuan se gara në Kinë do të kthehet sapo kushtet ta lejojnë. (A2 Televizion)