Volejbolli vajza, Hasan Gurabardhi prezantohet si trajner i ri i Tiranës

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 15:50 | Sporte të tjera
Volejbolli vajza, Hasan Gurabardhi prezantohet si trajner i ri i Tiranës

Hasan Gurabardhi është trajneri i ri i vajzave të volejbollit të Tiranës. Tekniku rikthehet në parket pas katër vitesh pasi për herë të fundit drejtonte Barletit Volej në sezonin 2018-2019.

Sipas tij, kryeqytetasit i kanë të gjithë mundësitë për tu shpallur kampion dhe kjo ishte një nga arsyet kryesorë që e bindi për tu rikthyer në shtëpinë bardheblu.

Përveç trajnerit të ri, Tirana prezantoi dhe përforcimin e fundit të skuadrës , Enkelejda Braho që sezonin e kaluar luante me Partizanin ndërsa sot  rikthehet pas 11 vitesh tek bardheblutë.

Pjesë e stafit bardheblu do të jenë Kleda Shkurti dhe Andi Lundra, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos