Voltana Ademi tërhiqet nga primaret: Nuk i shmangem asnjë sfide, por duhet të jemi të barabartë

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 18:37 | Politikë
Voltana Ademi tërhiqet nga primaret: Nuk i shmangem asnjë sfide, por

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është tërhequr nga gara për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 6 Marsit.

Me anë të një postimi në Facebook, Ademi shprehet: “Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar, por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër”.

“Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë. Zgjedhjet e zhvilluara këto 31 vite, edhe ato të 25 prill 2022, kanë evidentuar individë me mbështetje të gjërë jo vetëm brenda demokratëve por edhe qytetarisë shkodrane. Zëri, mbështetja dhe vota ime, do të bashkohet me të gjithë demokratët e shkodranët, që me 30 janar 2022, në "primaret" e PD- së, të evidentojmë më të mirët, më të mirin, atë që ka mbështetjen më të gjërë. Është shërbimi më i mirë që i bëjmë Shkodrës, të sotmes e të nesermes. Pas 30 janarit, do të jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, një skuadër edhe më e madhe, e fuqishme dhe e bashkuar, për të vazhduar rrugëtimin e pandalshëm për të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët, Shkodrës. Vetëm të gjithë bashkë fitojmë, vetëm të gjithë bashkë mundim të keqen e madhe që ka kapluar këtë vend, vetëm të gjithë bashkë do ta ndërtojmë të nesermen më të mirë se e sotmja”, shton Ademi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos