Vaksinimi kundër Covid-19, në Bashkimin Europian, do të fillojë më 27 dhjetor. Lajmi i mirë u bë me dije nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes rrjeteve sociale. “Koha për Evropën. Më 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, shkroi von der Leyen në Twitter. Më herët, shefja e Komisionit Europian, shpjegoi se Bashkimi Europian ka portofolin më të gjerë të vaksinave potenciale ndaj Covid-19 dhe se do të ndihmojë edhe fqinjët me imunizimin e qytetarëve. (A2 Televizion)
Von Der Leyen: Është momenti i Europës, vaksinimi kundër COVID-19 nis nga 27 dhjetori
