
Ndaj institucioneve që nuk respektojnë ligjin, “Për të drejtën e informimit” do të aplikohen gjoba më të ulëta nga sa janë aktualisht.
Kështu, kur institucionet refuzojnë dhënien e informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, masa disiplinore që sot varion nga 150 mijë në 300 mijë lekë do ulet në 50 mijë deri në 300 mijë lekë.
Me propozimet e reja kufizimi minimal nis në 25 mijë lekë. E njëjta ulje aplikohet edhe kur kemi mosnjoftim të kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim veçse këtë herë kufiri minimal është ulur nga 150 mijë lekë në 25 mijë lekë.
Propozimi është hedhur për Konsultim Publik nga Ministria e Drejtësisë. (A2 Televizion)