
Gerta Meta nga shoqata për Kulturë Demokratike, kritikoi partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk ka informacion për mënyrën se si do të votohet për kandidatët.
“Për votën preferenciale nuk po flet njeri. Qytetarët janë në pritje për mënyrën se si ata do të instruktohen, se si do të edukohen, sensibilizohen, për mënyrën se si ata do ta menaxhojnë votën e tyre preferenciale. Kjo është si për partitë politike ashtu edhe ndaj KQZ. Vullneti i palëve prevalon ndaj proceseve zgjedhore.
Kjo dakordësi nuk duhet pa limit dhe nocion kohor. Duhej të ishte investuar drejtpërdrejt duke i thënë atyre që deri në këtë kohë nuk u përgjigjët, ne do të vazhdojmë punën. Nuk mund të presësh partitë politike për të menaxhuar një proces zgjedhor vetëm kur t’i vijë hëna partive politike”, u shpreh Gerta Meta. (A2 Televizion)