Kryevëzhguesja e zgjedhjeve amerikane të nëntorit 2020, flet nëse ka tendencë për kontestim zgjedhjesh edhe në Shqipëri

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 21:31 | Politikë
Kryevëzhguesja e zgjedhjeve amerikane të nëntorit 2020, flet

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, në një intervistë në “Absolut 4” u pyet edhe për mundësinë që partitë politike të mos pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë një paralelizëm që diçka e tillë ndodhi edhe në SHBA.

Gacek u shpreh se ende nuk ka parë zgjedhje ku të mos kundërshtohet rezultati por ajo që ka ndryshuar në vite është ashpërsia e gjuhës së përdorur.

https://youtu.be/-IMBOjeAxgU

Gacek shton se do të mbahen shënim shkeljet e mëdha të standardeve, për sa i përket retorikës së shëmtuar, sidomos kur sulmohet ndonjë pakicë, apo dikush sepse është grua.

“S’kam parë zgjedhje ku të mos kundërshtohet rezultati. Kam qenë vetë pjesë e disa zgjedhjeve. Çdo zgjedhje ka kundërshtime të forta. Njerëzit e marrin me shumë pasion. Kandidatët e marrin me shumë pasion, zgjedhësit po ashtu. Ajo që kemi vënë re përgjithësisht, në shkallë ndërkombëtare, ka qenë një rënie e standardit të gjuhës së përdorur. Për shkak se njerëzit kanë më shumë mundësi të komentojnë në rrjete shoqërore, për shembull, shohim rritje të gjuhës që shkon përtej asaj që quhet e pranueshme në debatin politik. Por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Kemi një element për monitorimin e medieve në misionin tonë, ndaj do të shohim se sa hapësirë mediatike do të kenë të gjithë kandidatët dhe partitë. Nëse dhe gazetarët si ju do të kenë tone asnjëanëse, pozitive apo negative. Por, me sa të mundemi, do të mbajmë shënim shkeljet e mëdha të standardeve, për sa i përket retorikës së shëmtuar. Sidomos kur sulmohet ndonjë pakicë, apo dikush sepse është grua. Këto gjëra i komentojmë në raporte. S’po them që do t’i shohim në Shqipëri. Po them që në të gjithë botën kemi parë prirje që të ashpërsohet gjuha në fushatë, të jetë më përçarëse. Siç thashë, duke shkuar pak përtej të pranueshmes. Gjëra që nuk ndodhin në studio të tilla, por kryesisht në rrjete shoqërore.”, thekson Gacek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos