Pas dy vitesh te Partizani, Arbër Abilaliaj dorëhiqet nga roli i drejtorit sportiv.
Duket se humbja në derbi nuk është kaluar aspak lehtë te “Demat” dhe situata e tensionuar ka sjellë "pasojat" e para.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë vlonjati, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderoi klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa nënvizon se bëri gjithçka për të çuar Partizanin drejt suksesit, shkruan A2.
Ish-drejtori sportiv i “Të kuqve” kishte peshën kryesore në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe turpërimi 3-0 nga Tirana nuk është kapërcyer nga Abilaliaj.
39-vjeçari mori rolin e drejtorit sportiv te Partizanit në korrik të vitit 2023 dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë dhe rolin e timonierit kur skuadra mbetej pa trajner. (A2 Televizion)