Tronditet Saranda: Atentat me tritol, një person humb jetën

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 23:36 | Kronikë
Tronditet Saranda: Atentat me tritol, një person humb jetën

Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës. 

A2 CNN mëson se i vdekur ka mbetur Isuf Jaçe, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos