Të dielën mbyllet java e gjashtë e Kategorisë Superiore me dy ndeshjet e fundit.
Vora luan me Egnatian në stadiumin e Laçit. Kampionët në fuqi janë ekipi i momentit, pasi në 3 javët e fundit kanë grumbulluar 9 pikë të plota, shkruan A2.
Përveç kësaj, lajmi i mirë për trajnerin Tetova është se do të jetë në një grup të plotë pa dënime apo dëmtime.
Megjithatë, detyra ndaj Vorës nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi ka surprizuar jo pak herë skuadrat e mëdha.
Në anën tjetër, Teuta pret në “Niko Dovana” Bylisin. Durrsakët, që këtë sezon janë rindërtuar si ekip, kërkojnë vazhdimësi dhe për këtë detyra ndaj Bylisit është vetëm fitore. (A2 Televizion)