Vrasësi i drerëve urdhërohet të shohë filmin “Bambi”

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 18:33 | Bota

Një gjuetar është urdhëruar që të shohë filmin klasik të Disney-t “Bambi” si pjesë e një vendimi gjykate pasi u shpall fajtor për vrasjen e paligjshme të qindra drerëve.

David Berry u urdhërua nga një gjykatë në Misuri që ta shohë filmin të paktën një herë në muaj përgjatë gjithë vitit që do të qëndrojë pas hekurave. Rasti në fjalë është konsideruar si një ndër çështjet më të mëdha në vend të gjuetisë së paligjshme.

David Berry

Berry, babai dhe dy vëllezërit e tij, bashkë me një burrë tjetër, humbën gjithashtu licencën për gjueti dhe peshkim, ndërsa kanë paguar deri në 51 000 dollarë në gjoba dhe shpenzime gjykate. Gjatë seancës prokurori i çështjes tha se drerëve ju merrej vetëm koka dhe pjesa tjetër e karkasës lihej në pyll, diçka që ndikoi në vendimin e gjykatësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos