Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, shqiptarë mund të jenë përfshirë në ngjarjen makabre

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 12:27 | Bota
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, shqiptarë mund të jenë

Caroline Crouch, e lindur dhe e rritur në Greqi, por me shtetësi britanike, ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj. Nëna e re, u mbyt në sy të fëmijës 11 muajsh, nga hajdutët që hynë në banesën e saj të martën, duke lidhur të shoqin me litar, e duke vjedhur më shumëse 30 mijë euro kesh dhe stoli.

Një grup i organizuar kriminal, pjesë e të cilëve janë edhe shqiptarë, të paktën sipas mediave greke, dyshohet se qëndron pas vrasjes makabre. Grupi kriminal besohet ta ketë bazën në zonën perëndimore  të kryeqytetit dhe është përgjegjës për një seri grabitjesh të dhunshme, ku viktimat kanë qene subjekt i rrahjeve, torturave dhe shpesh janë lidhur me litarë.

“Policia ka grumbulluar informacione të mjaftueshme dhe tani, një sërë efektivësh janë nëpër rrugë, në kërkim të autorëve. Shpresoj që të gjithë ata që kanë informacione të mos hezitojnë për t’i ndarë me ne”.

Policia ka ofruar 300 mijë euro shpërblim për ata që do të ofrojnë informacione mbi autorët e ngjarjes së ndodhur ne periferi të Athinës. Dyqanet dhe bizneset në ishullin grek të Alonissos, ku Caroline u rrit nga babai britanik dhe nëna filipinase, e ku do të ketë edhe banesën e fundit, do të mbyllen në homazh të 20-vjeçares.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos