
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar i indinjuar për vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë, në ditën e Rinisë. I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se në këtë shtet nuk gjen drejtësi dhe nuk ka shpresë që prokuroria ta hetojë këtë krim, pasi prokurorët kanë frikë dhe janë të korruptuar.
“Tragjedia ku një i ri humbi jetën në mënyrë kriminale në ditën e rinisë ishte spunto për të reaguar. Nuk ishte një ditë ku të rinjtë kërkojnë drejtësi e shpresë se nuk e kanë. Në këtë vend, i riu humbet jetën se ka thyer shtetrrethimin, është si në filma të kohës së luftës. Një shtet ku nuk gjen dot drejtësi, në gjykata nuk ka shpresë që prokuroria ta hetojë si duhet këtë krim. Na del SHÇBA që thotë se kush është vepra penale dhe jo prokuroria që ta drejtojë e tundë themelet e shtetit, sepse prokurorët kanë frikë dhe janë të korruptuar, por duhet të çojnë pas hekurave ata që shkelin ligjin e marrin jetën e dikujt”.
30 vite nga rrëzimi i komunizmit, Bylykbashi thotë se nuk është ky shteti që aspiruam, kur edhe fëmijët e sotëm kanë të njëjtin slogan; E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ai nuk e përjashton edhe përgjegjësinë e tij si politikan dhe qytetar dhe thotë se 4 vitet e ardhshme duhet të formësojnë shtetin e së drejtës.
“Unë nuk kam asnjë motiv për të festuar 30 vite nga ajo datë, ku shpërtheu shpresa e shqiptarëve. Një zvarritje 30-vjeçare për të arritur këtu ku jemi, ku fëmijët tanë kanë të njëjtin slogan, që është: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ku është shpresa? Nuk ishte ky shteti për të cilin aspiruam 30 vite më parë. 8 dhjetori është përmendore shpirtërore për këdo prej nesh. Unë kam qenë gjimnazist dhe u solidarizuam me studentët dhe nuk menduam për pasojat. Një pjesë e shqiptarëve mund të kenë më shumë për të ngrënë, shtëpi e makina më të mira, por perspektiva jonë të ishim si gjithë Europa nuk është. Na mbyllet dera e kryeministrit Rama nga Evropa, por gjak nga hundët u del shqiptarëve
Unë nuk e heq përgjegjësinë time si qytetar e politikan dhe si politikan 4-vjeçari nuk mund të jetë ul e ngri taksat, por shtetin e së drejtës që nuk i brutalizon e i plas në dyert e gjykatave. Nuk është ky shteti që aspiruan 30 vjet nëse nuk kthejmë shtetin e së drejtës. Jo vetëm të marrim një mandat për të qeverisur më mirë se këta por të rikthejmë vendin në trajektoren e BE se kemi ngatërruar rrugën”.
Bylykbashi thekson se në 7 vite qeverisjes së Ramës vendi ka bërë hapa pas jo vetëm për integrimin.
“Mund të bënim më shumë që politikanë si Rama të mos i afroheshin kurrë popullit, 7 vite e gjysmë ky lider që nuk do i vijë kurrë vendit, ne shkojmë në gropë, kur ne kishim bërë një hap përpara me dhënien e statusit kandidat, u hap procesi i anëtarësimit, u bëmë anëtar i NATO-s, përgjegjësinë për integrimin e ka Rama dhe qeverisja e tij”.
Sipas Bylykbashit, korniza ligjore për të ndaluar korrupsionin e zyrtarëve ekziston, por nuk zbatohet. Ai akuzon SPAK-un, i cili është votuar me shpresë edhe nga opozita, se refuzon të hetojë krimin zgjedhor.
"Shqipëria duhet të përcaktojë kornizën ligjore për të ndaluar korrupsionin e zyrtarëve dhe qeverisë. Kemi kornizën, por nuk zbatohet, shkruan ligje të bukura dhe nuk i zbaton që të vazhdojë të bëjë korrupsion. BE merr të mirëqenë korrupsionin, thotë po shpartalloni policinë me ligjin e vetingut, po shkatërroni policinë e shtetit. Kemi SPAK që merret 50 apo 100 mijë lekësha dhe refuzon që t’i kalojë SPAK-ut korrupsioni zgjedhor, thonë bie ndesh me reformën në drejtësi. Ne jemi para një qëllimi, ose të bllokojmë. Korrupsioni do të jetë një nga goditje kryesore dhe gjyqësori nuk do të lejojë korrupsionin. SPAK është votuar nga opozita me shpresë politika futi duart në të. Nuk është e nevojshme të fshihemi pas modifikimit të ligjeve. Nëse harxhojmë kohë me ndryshime ligjesh duhet që të korruptuarit t’i çojmë pas hekurave dhe kjo kërkon vullnet politik. I nevojshëm rrotacioni politik. 4 vjeçari nuk mund të jetë si gjithë të tjerët”. (A2 Televizion)