Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Organet ligjore të finalizojnë hetimet pa ndikim dhe sa më shpejt

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 12:12 | Aktualitet
Vrasja e 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Organet ligjore të

Një ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie ka ardhur dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se e vërteta është ngushëllimi më i madh, ndërsa u shpreh besimplotë që organet përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi, hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

“Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike. Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës. Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët”.

Ministri u bëri thirrje organeve ligjore që ta përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë, pasi të gjithë presin qartësimin e rrethanave të ngjarjes.

“Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët. Sot, të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos