
Vrasja e Eri Zefit në fillim të muajit tetor është kryer për gjakmarrje. Policia ka hedhur poshtë pistat e tjera të hetimit dhe madje ka identifikuar autorin e krimit, i cili dyshohet se është Mikel (Gjovalin) Alia, nga Fani i Mirditës. Burime të policisë kanë bërë të ditur se 34-vjeçari Zefi është nxjerrë në pritë nga një mik i tij dhe është ekzekutuar.
Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, 37-vjeçarit i cili në shkur të këtij viti vrau në Durrës Martin Ndrecën, pas një konflikti në një lokal. (A2 Televizion)