
Policia e Fierit ka arrestuar autorin e vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska, ngjarje që ndodhi në orët e para të 26 tetorit, në Fier.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. H., 52 vjeç, banues në Fier.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H. (A2 Televizion)