Vrasja e 8-vjeçarit, fqinjët të tronditur, kërkojnë dënim ekstrem të autorit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 12:14 | Kronikë
Vrasja e 8-vjeçarit, fqinjët të tronditur, kërkojnë

Ngjarja makabre e vrasjes së 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, ka tronditur banorët e fshatit Grecalli në Fier. Familjarët e viktimës dhe banorët e fshatit në periferi të Fierit kërkojnë drejtësi dhe dënim ekstrem të autorit të dyshuar.

Të shtangur nga krimi i rëndë, banorët e Grecallisë tregojnë për gjendjen e mjerueshme ku jetonte i dyshuari, Klodian Çalamani. “Babai i ka vdekur, e ëma ka ikur në Maqedoni, dy vëllezër i ka në burg, në Greqi, motrën e ka në Maqedoni, vetëm jetonte”, thotë një prej banorëve të zonës për A2 CNN.

Ngjarja ka tronditur dhe nxënësit e mësuesit e shkollës së 8-vjeçarit, ku mësimi nuk mund të vijonte normalisht. “Na ka prekur të gjithëve, një engjëll i vogël që u nda nga jeta. Na mirëkuptoni se jemi shumë të ngarkuar”, tha drejtoresha e shkollës. Shokët e klasës e gjetën bosh bankën e 8-vjeçarit të ndjerë, ndërsa në shenjë respekti e mbushën atë me lule e piktura.

https://a2news.com/2021/11/17/vrasja-e-8-vjecarit-ne-fier-meta-thirrje-alarmuese-tregues-i-mosfunksionimit-te-sistemit/

8-vjeçari Mateo Vaslliu u gjet i pajetë në banesën e fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani. I mituri mungonte prej disa orësh dhe pas denoncimit të familjes në Polici, u gjet në oborrin e shtëpisë së Çalamanit. Autori i dyshuar ishte arrestuar edhe para 9 vitesh për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare.

Për ngjarjen e rëndë pati reagime të shumta edhe nga politika. Kryeministri Rama tha se autori meriton dënimin më të ashpër. Sipas tij, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është zgjidhje, por po shihet mundësia e ashpërsimit të mëtejshëm të legjislacionit penal.

Ndërsa Presidenti Meta tha se vrasja e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, të martën në mbrëmje, është një tregues i mosfunksionimit të sistemit dhe sipas tij, përveç autorit ka edhe persona të tjerë përgjegjës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/17/a-duhet-te-rikthehet-denimi-me-vdekje-rama-shqiperia-ka-te-shkruar-legjislacionin-me-te-ashper/

A2 CNN Livestream

Latest Videos