Vrasja e babë e bir në vitin 2012, SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 15:21 | Kronikë
Vrasja e babë e bir në vitin 2012, SPAK heq dorë nga pyetja e

Prokuroria e Posaçme heq dorë nga pyetja e të pandehurit Ardian Çapja në sallën e gjyqit, në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Ndonëse e kishte kërkuar më herët, prokurori i SPAK, refuzoi të merrte në pyetje të pandehurin Çapja.

Në të njëjtën seancë, dha shpjegime para gjykatës i pandehuri Etien Cani, i akuzuar si ndihmës në ekzekutimin e babë e bir. Cani përjashtoi veten nga ngjarja, duke pretenduar se kishte miqësi të ngushtë me Gentian Beqirin.

Ai rrëfeu takimet e herëpashershme dhe vizitat e shpeshta në shtëpinë e Beqirit, teksa ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”. Njëkohësisht, Cani mohoi kategorikisht të ketë pasur njohje të mëparshme me Ardian e Florenc Çapjen dhe as të jetë takuar ndonjëherë më ta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/11/vrasja-e-babe-e-bir-rrefehet-i-penduari-porosi-nga-capja-thane-kemi-shtetin-pas-vetes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos