Vrasja e Jan Prengës, kërkohet burgim i përjetshëm për Bexhdilin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 11:48 | Kronikë
Vrasja e Jan Prengës, kërkohet burgim i përjetshëm për

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës, janarin e vitit 2020.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për "pengim të zbulimit të të vërtetës", u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori, në portin britanik Portsmouth.

https://a2news.com/2020/02/18/momentet-e-fundit-te-jan-prenges-para-rrembimit/

SPAK pretendon se Bexhdili është personi që ka siguruar vendin ku është groposur trupi i Jan Prengës. "I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës dhe nuk e tregon as sot", tha prokurorja Elida Kaçkini.

Referuar pretencës së SPAK, ndonëse nuk është gjetur trupi i jan Prengës, nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se ai ka vdekur. Në pamjet filmike në garazhin e kompleksit "Golden" në Shijak, duket viktima që nuk jep asnjë shenje jete për disa orë me radhë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/30/rrembimi-i-jani-prenges-urdhri-erdhi-nga-burgu-i-sigurise-se-larte-ne-ekuador/

A2 CNN Livestream

Latest Videos