
Makina e një punonjësi policie është hedhur në erë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.
Nga të dhënat e para, mësohet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhuri në garazhin e pallatit ku polici ishte transferuar me banim së fundmi.
Bëhet fjalë për mjetin e Inspektorit të Qarkullimit Rrugor, Kavajë, Lulëzim Muça.
Mësohet se polici ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh. (A2 Televizion)