
Zbardhet pas 4 vitesh vrasja e 40-vjeçarit Besnik Hida në Lushnje. Pas një hetimeve të kryera në 8 muajit e fundit, njoftohet se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për tre autorët e kësaj ngjarjeje.
Më konkretisht bëhet fjalë për 31-vjeçarin Laert Haxhiu i cili ndodhet aktualisht i arrestuar në Greqi. Haxhiu u vu në pranga në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
33-vjeçari Orgest Bilbili i cili aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Bilbili është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.
Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke.
Ahmetaj është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.
Kujtojmë se Hida u ekzekutua nga persona të armatosur me kallashnikovë teksa ndodhej në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”. (A2 Televizion)