GJKKO, 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, e akuzuar për korrupsion

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 20:25 | Kronikë
GJKKO, 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, e akuzuar për

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu, gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.

Ndërsa, për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkon në 1.4 vite burg.

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Dy të pandehurit e tjerë te kësaj çështjeje, Taulant Romallari dhe Andrea Tiranë, gjykata i dënoi me nga 1.4 dhe 6 muaj heqje lirie. Për shkak se të pandehurit kanë përfunduar dënimin me periudhën e paraburgimit, gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga qelia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/22/moren-ryshfet-per-te-favorizuar-nje-te-arrestuar-nen-akuze-gjyqtarja-dhe-avokati-i-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos