Vrasja e Ivanovic, forcat speciale të Kosovës arrestojnë 2 persona në Veri

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 12:03 | Kosova
Vrasja e Ivanovic, forcat speciale të Kosovës arrestojnë 2

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion në veri të vendit kundër disa zyrtarëve të komunitetit serb që kishin kryer shkelje.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, ndërsa një I tretë është shpallur në kërkim. Në pranga përfundoi Rade Basara, hetues policor në veri të Mitrovicës. Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe dyshohet për fshehje të provave.

I arrestuari tjetër është djali i zyrtarit të lartë të policisë së Mitrovicës Veriore, Zheljko Bojic, i cili posedonte një armë pa leje. Sipas raportimeve të mediave të Kosovës, Bojic është personi i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, nuk kanë munguar dhe reagimet nga Beogradi zyrtar. Serbia e konsideron pushtim, aksionin në Veri, dhe pretendon se është zhvilluar që të frikësojë serbët që jetojnë në Mitrovicë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos