
Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit Bedri Qorri.
Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje. (A2 Televizion)