Vrasja e Klodian Rashës, Komisioni i Ligjeve jep “dritën jeshile” për pensionin e posaçëm

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 15:32 | Aktualitet
Vrasja e Klodian Rashës, Komisioni i Ligjeve jep “dritën

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar aktin normativ të qeverisë që ndryshoi ligjin për pensionet për t’i dhënë ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës.

Relatori i nismës, Alket Hyseni, u kujdes të evidentonte gjatë shqyrtimit se ky akt nuk ndërhyn në kompetencat e drejtësisë, por është vetëm një akt human i qeverisë si mbështetje financiare në masën e tetëfishit të pensionit social.

Qeveria e ndërmori këtë nismë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, ngjarje e cila shkaktoi disa tubime në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos