
Gjykata e Tiranës shtyu për më 20 maj seancën gjyqësore për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e Policisë, të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Seanca e parë e procesit dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Ardian Braho.
Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.
Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25-vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës, duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen. (A2 Televizion)