Një tentativë grabitjeje ka ndodhur paraditen e sotme në një argjendari në qytetin e Vlorës.
Grabitësi ka ndeshur në rezistencën e dy të rinjve, që ndodheshin në argjendari, dhe pronares.
Në këto rrethana, grabitësi ka qëlluar me armë me plumba manovër.
Autori është arrestuar nga policia. (A2 Televizion)