Vrasja e Lamajt, Gjykata e Posaçme cakton "arrest në burg" për Emiliano Shullazin, Luftar Reçin dhe Viktor Ymerin

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 15:15 | Kronikë
Vrasja e Lamajt, Gjykata e Posaçme cakton "arrest në burg"

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e marrë në mungesë, "arrest në burg" për Emiliano Shullazin, Luftar Reçin dhe Viktor Ymerin. Ndërkohë, masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Indrit Rusin.

Personat akuzohen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, rreth 15 vite më parë.

Kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar.

https://a2news.com/2020/12/09/vrasja-e-lamajt-dhe-saliut-zbardhet-deshmia-qe-fundos-berishen-e-shullazin/

Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi. Për ekzekutimin e biznesmenit Lamaj, SPAK pretendon se ata kanë bashkëpunuar edhe me Viktor Ymerin dhe Emiliano Shullazin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos