
A2 ka siguruar videon e momentit kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në Shijak.
Një person shihet duke u afruar pranë banesës e më pas duke hedhur lëndën plasëse, përpara se të largohet me vrap.
Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse. (A2 Televizion)