
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën për transferim të çështjes Paplekaj në Tiranë. Procesi për vrasjen e Pjerin Xhuvani, ndodhur më 21 prill 2021, vijoi të zhvillohet në Elbasan pasi Gjykata e Lartë më herët vendosi se ky proces nuk do të transferohej në asnjë qytet tjetër.
Gjykata e Lartë me këtë vendim, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kryesor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson të drejtat e të afërmve të viktimës Pjerin Xhuvani.
Ndërkohë, seanca në Elbasan nuk do të zhvillohet, pas kërkesës për përjashtim që solli zëvendësimin e gjyqtarit Elis Dine me Elton Frashërin, dhe ky i fundit kërkon kohë të mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes.
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, nga një përplasje me armë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, i akuzuar nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars të atij viti.
Si autor i vrasjes u arrestua pikërisht Arbër Papleka, ish-pjesëtar i forcave RENEA dhe truproja i Gazment Bardhit, atëherë koordinatori i Partisë Demokratike në Elbasan. (A2 Televizion)