Vrasja e Stiven Toshkëzit, lihet në burg autori i dyshuar, Axel Hoxhaj

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 10:10 | Kronikë
Vrasja e Stiven Toshkëzit, lihet në burg autori i dyshuar, Axel Hoxhaj

Axel Hoxhaj, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkëzit në Tiranë, është lënë në burg.

18-vjeçari u vetëdorëzua në polici dy ditë më parë pas negociatave të vazhdueshme të policisë me familjarët e tij. Në burg është lënë një ditë më parë edhe bashkëpunëtori i dyshuar i Hoxhajt, 18-vjeçari Ensi Maze.

Kujtojmë se adoleshenti, në bashkëpunim me Mazen dyshohet se goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”. Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/20/vrasja-me-thike-e-20-vjecarit-ne-tirane-vetedorezohet-autori-i-dyshuar/
https://a2news.com/2023/04/21/ky-eshte-18-vjecari-shoku-i-te-riut-qe-vrau-me-thike-bashkemoshatarin-e-tij-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos