All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 viktimë e 2 të plagosur në pak minuta nga aksidentet në Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 13:59 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Dy aksidente me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur kanë ndodhur mesditën e sotme në vendin tonë, përktësisht në afërsi të qytetit të Korçës dhe në Shkozet të Durrësit.

Kështu, aksidenti i parë u regjistrua pranë fshatit Çiflik, ku një i mitur 16-vjeçar humbi jetën ndërkohë që një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

All - Paragraf - 3

Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Çiflik, ku për pasojë mjeti tip “BMW” ka dalë nga rruga pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Sipas të dhënave, ka humbur jetën në aksident Rei Sherifi 16 vjeç, teksa është plagosur dhe drejtuesi i mjetit, Kevi Sherifi.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë shpejtësia e lartë e mjetit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Ndërkohë, po mesditën e sotme, në qytetin e Durrësit, në zonën e Shkozetit, një automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësore.

All - Paragraf - 7

E lënduara është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje.

Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa e plagosura ende e paidentifikuar i ka dalë papritur përpara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/21/aksident-ne-korce-shpejtesia-e-larte-i-merr-jeten-16-vjecarit/
https://a2news.com/2023/04/21/makina-merr-perpara-kembesoren-ne-shkozet-niset-me-urgjence-ne-spital/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos