Vrasja e vëllezërve Haxhiu, shpallet në kërkim Talo Çela i grabitjes së Rinasit

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 19:30 | Aktualitet

Talo Çela, personi i vetëm ende i pa arrestuar nga të akuzuarit e SPAK për grabitjen e miliona eurove brenda pistës së Rinasit, dyshohet të jetë i përfshirë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhiu në Durrës. Hetimi i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në 27 prill pranë tregut të automjeteve, ka zbuluar se krimi është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Për këtë shkak çështja është transferuar nga Prokuroria e Durrësit për kompetencë në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. Emri i Talo Çelës, aktualisht i shpallur në kërkim, ka dalë në dritë nga dëshmitë e një prej dy personave të arrestuar pas ngjarjes, që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësisë. Sipas dëshmive të tij, Çela është konfliktuar me dy vëllezërit Haxhia, që sipas tij nuk po i tregonin se ku fshihej një sasi e madhe e parave të grabitura në Rinas. Kalimi i çështjes së vëllezërve Haxhia në duart e prokurorëve të SPAK pritet të shoqërohet me zgjerim të rrethit të personave të dyshuar dhe të shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal përgjegjës. Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar Klevis Alla dhe Altin Ndoci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos