Vrasja në Vlorë, personi në makinë me viktimën, ka qenë polic

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 08:54 | Kronikë
Vrasja në Vlorë, personi në makinë me viktimën, ka

Detaje të tjera vijnë nga Vlora në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e djeshme në qytetin bregdetar.

Birçaj dyshohet se është mbajtur në survejim prej disa ditësh. Ndërsa, sipas bluve të Vlorës, autorët kanë pasur informacion të qartë për itinerarin që do të ndiqte viktima. Zakonisht, rrugët dytësore janë të frekuentuara për të shmangur trafikun në qendër të qytetit. Megjithatë, viktima nuk kishte zgjedhur të bënte jetë pasive në qytet. Sipas dëshmisë së G.Ç., punonjës policie i cili shoqëronte viktimën në momentin e atentatit, ata u gjendën të papërgatitur. Sipas burimeve nga policia lokale, viktima ka qenë i armatosur, por koha e shpejtë e sulmit nga autorët nuk i ka lënë kohë të reagojë për t’u kundërpëgjigjur.

Autorët kanë pasur të qartë objektivin dhe kanë drejtuar sulmin drejt 38-vjeçarit, vdekja e të cilit është shkaktuar nga dy plumba të marrë në kokë. Autorët janë larguar në drejtim të Kaninës, ku kanë zgjedhur një dalje të papërfunduar të rrugës së “bypass”, duke dalë në rrugën e Lumit të Vlorës, e cila mund të të nxjerrë në drejtim të autostradës Levan-Vlorë ose në Tepelenë nga lidhja e fshatit Kuç-Nivicë.

Megjithatë, sipas bluve, dyshimet janë që autorët të mos kenë pasur akses për shkak të postoblloqeve të ngritur në këto zona të largohen nga qyteti. 

https://a2news.com/2021/05/10/video-momenti-i-ekzekutimit-te-bledar-bircajt/

Nga të shtënat me kallashnikov ditën e djeshme mbeti i vrarë Bledar Birçaj. Dy persona dolën nga makina e tyre tip Mercedes Benz dhe nisën të qëllojnë ndaj 38-vjeçarit Birçaj, i cili po udhëtonte me makinën e tij tip BMW. Njëri prej tyre lëshon dhe automatikun Kallashnikov në tokë para se të largohet.

Birçaj ndërroi jetë në spital, ndërsa policia dyshon se ngjarja është një “larje hesapesh”, pasi Birçaj ishte me precedentë penalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos