
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi.
Një mjet tip Benz është përplasur me një traktor dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit të Korçës.
Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Aksidenti i regjistruar në këtë aks ka rënduar edhe trafikun. (A2 Televizion)