Vrasja e Behar Sofisë, dosja hetimore i kalon SPAK-ut

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 14:29 | Kronikë
Vrasja e Behar Sofisë, dosja hetimore i kalon SPAK-ut

Dosja për vrasjen e Behar Sofisë, nga Prokuroria e Tiranës ka kaluar te SPAK.

Gazetari i A2, Armand Bajrami u shpreh se prokuroria e kryeqytetit ka shpallur moskompetencën, pasi ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një krim të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

https://youtu.be/Sp2hatWughM

Zhvillimi më i fundit sa i përket hetimit të kësaj çështjeje është fakti se në fundjavë është bërë rivlerësimi i masës së sigurisë për 4 të arrestuarit për këtë vrasje: Ernejt Shyti, i cili akuzohet si personi që ka qëlluar Behar Sofinë, Skënder Vathi, i dyshuar si organizator i vrasjes, Xhuliano Visha dhe Leonard Xhixha. Për të katërt, Gjykata e Posaçme vendosi të linte të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/16/kpk-shkarkon-prokurorin-qe-zbardhoi-vrasjen-e-behar-sofise/
https://a2news.com/2021/04/06/organizoi-vrasjen-e-behar-sofias-apeli-le-ne-burg-skender-vathin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos