Vrasje me armë zjarri në Krujë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 11:24 | Kronikë
Vrasje me armë zjarri në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, Luan Hushi rreth 55 vjeç u qëllua me armë zjarri.

Ai fillimisht mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, autor i dyshuar i kësaj ngjarje është Klodian Keqi.

Vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos