All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, konflikti nisi në lokalin e fshatit

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 07:33 | Kronikë
Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, konflikti nisi në
All - Paragraf - 1

Një 51-vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit me armë zjarri në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, pas një konflikti, që sipas informacioneve paraprake, ndodhi për motive të dobëta.

Mësohet se viktima Agron Metushi u qëllua disa herë me automatik kallashnikov nga Alfons Palushani 37 vjeç.

All - Paragraf - 3

Nga hetimet dyshohet se konflikti nisi në lokalin e fshatit dhe menjëherë Alfons Palushani ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi Agron Metushi ka hipur në automjetin e tij për t'u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos