Një person është vrarë këtë mëngjes në Tiranë. Fillimisht, ai është gjetur i plagosur shumë pranë Piramidës. Kalimtarët kanë pikasur një person të shtrirë në trotuar i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Viktima, i identifikuar si Behar Sulo Sofia, 65 vjeç nga Lapardhaja e Beratit, banues në Rrugën e Qelqit në Kombinat.
U transportua fillimisht në spital, por ndërroi jetë atje. Dëshmitarët raportojnë se nuk janë dëgjuar krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )





