Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin, arrestohet pas rrëfimit të këtij të fundit

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 19:50 | Bota
Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin,

Zbardhet një histori e tmerrshme në Itali, ku një grua vrau burrin e saj me cianur në mënyrë që të qëndronte me të dashurin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Termini dy vite më parë dhe tashmë policia ka vënë në pranga 36 vjeçaren Loredana Graziano, nën akuzën se ka organizuar vrasjen e ish bashkëshortit të saj.

Denoncimi u bë pikërisht nga ish i dashuri, i cili vendosi të rrëfejë ngjarjen thriller që çoi në zhvarrosjen e trupit të Sebastiano Rosella Musico pas dy vitesh dhe kryerjen e një autopsie.

Ish i dashur tregoi tek karabinierët se Loredana kishte përdorur cianur “për të hequr qafe” ish bashkëshortin e saj.

Pas këtyre deklaratave shokuese dhe autopsisë u arrit të vërtetohej se Sebastiano nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, gjë që çoi në arrestimin e 36-vjeçares.

Mësohet se ish i dashuri i Loredanës vendosi të hakmerrej ndaj saj pas ndarjes dhe urdhrit të mbrojtjes që ajo kishte marrë për ta mbajtur larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos