Situatë kaotike nga zjarret në Fier, pyjet e Peshtanit dhe Kreshpanin nën pushtetin e flakëve

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 08:33 | Aktualitet

Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.

Janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie, ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar.

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/25/riaktivizohet-zjarri-ne-kraps-te-fierit-kerkohen-perforcime-nga-patosi-e-roskoveci/
https://a2news.com/2023/07/25/era-po-veshtireson-punen-ende-aktive-disa-nga-vatrat-e-zjarrit-ne-vend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos