Vrau komshiun për drutë, arrestohet ndërsa po kalonte drejt Greqisë, Klodian Keqi

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 10:22 | Kronikë
Vrau komshiun për drutë, arrestohet ndërsa po kalonte drejt

Nuk ka zgjatur më shumë se 48 orë arratia e Klodian Keqi, i akuzuar si autori i dyshuar i vrasjes së Luan Hushit, dy ditë më parë në Zgërdhesh të Krujës.

Keqi u arrestua në zonën e Konispolit së bashku me dy persona nga Fushë Kruja teksa po tentonin të kalonin përmes kufirit të gjelbër për në Greqi.

40 vjeçari u konfliktua me bashkëfshatarin e tij Luan Hushi për drutë e zjarrit dhe e qëlloi atë me breshëri automatiku. Për shkak të plagëve të marra ai ndërroi jetë në spital.

Për arrestimin e Keqit u angazhuan Forca e Posaçme Operacionale të Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë.

Ndërkohë që dy personat që u kapën me Keqin, Lavdim Kasalla 25 vjeç dhe Luftim Gjoka 30 vjeç akuzohen për përkrahje të autoritet të krimit, pasi dyshohet se po e ndihmonin atë për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos