
Tre ushtarë francezë humbën jetën të hënën, ndërsa ishin në veprim në Mali. Presidenca franceze u shpreh në një deklaratë se ata vdiqën, pasi një mjet shpërthyes i improvizuar goditi automjetin e tyre të blinduar.
Ushtarët ishin me një mision në rajonin jugor të Hombori, pjesë e operacioneve ushtarake të Francës Barkhane në Mali kundër luftëtarëve islamikë.
Tre të vrarët e çojnë në 47 numrin e ushtarëve francezë të vrarë në Mali që kur Franca ndërhyri për herë të parë ushtarakisht në janar 2013, për të ndihmuar në largimin e xhihadistëve islamikë të cilët kishin pushtuar pjesë të vendit të Afrikës Perëndimore.
Presidenti Emmanuel Macron "nderoi kujtimin e tyre me respektin më të madh", tha zyra e presidentit.
Ai nënvizoi, "vendosmërinë e Francës për të vazhduar luftën kundër terrorizmit", vijon më tej deklarata.
Forca Barkhane e Francës numëron 5100 trupa të shpërndara në të gjithë rajonin e Sahelit dhe ka luftuar grupe xhihadiste së bashku me ushtarë nga Mauritania, Çadi, Mali, Burkina Faso dhe Niger, të cilët së bashku përbëjnë grupin G5 Sahel. (A2 Televizion)