Vritet me armë para shtëpisë së tij, gazetari investigativ grek

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 20:36 | Ballkani
Vritet me armë para shtëpisë së tij, gazetari investigativ

Një gazetar i specializuar në hetimet kriminale u vra në Athinë para shtëpisë së tij. Lajmi është raportuar nga policia greke dhe bëhet fjalë gazetarin e televizionit privat grek “Star”, Giorgos Karaïvaz. Ai u qëllua me armë para shtëpisë së tij në Athinë dhe vdiq menjëherë, tha një zyrtar i zyrës së shtypit të policisë së Athinës.

Sulmi ndaj gazetarit, i cili ishte i specializuar në procedimet penale, ndodhi para shtëpisë së tij në Alimos, në periferi në Jug të Athinës.

"Kjo vrasje na ka tronditur të gjithëve", tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni përmes një deklarate, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke zhvilluar hetime.

Sipas raportimeve të mediave greke ai është qëlluar nga dy burra të cilët kanë qarkulluar me një motor.

“Dikush zgjodhi që ai të heshtte. Përmes plumbave t’ia ndalonte raportimin”, shkruan portali bloko.gr. Sipas raporteve, Karaivaz, i cili ishte një nga gazetarët më me përvojë në raportimet për krimin në Greqi. Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos