
Një 64-vjeçar është vrarë me mjete të forta në orët e vona të së enjtes në fshatin Lolaj, Peqin.
Policia bën të ditur se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S.Ç ka goditur me gurë shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia vuri në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin S.Ç., 51 vjeç. (A2 Televizion)