Vritet me thikë 20-vjeçari pranë gjimnazit "Partizani"

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 07:22 | Kronikë
Vritet me thikë 20-vjeçari pranë gjimnazit

Sherri për një vajzë i mori jetën një 20-vjeçari në Tiranë. Në video janë momentet e fundit të Stiven Toshkëzit që largohet me vrap nga dy atentatorët që e qëlluan me thikë për vdekje.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës Partizani kur i riu rikthehej për në shtëpi së bashku me një mikun e tij. Ata udhëtonin me makinë, ndërsa nuk dinte se konflikti me dy 18-vjeçarë para disa kohësh do i merrte jetën në derën e shtëpisë. Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, me të cilët ishte konfliktuar pasi i kishin ngacmuar të dashurën pak kohë më parë e prisnin në zonë.

Sapo Stiveni i ka parë ka filluar të konfliktohet verbalisht me ta, derisa në një moment dy 18-vjeçarët Hoxhaj dhe Maze i janë afruar, kanë mbajtur derën e automjetit që viktima mos të dilte dhe e kanë qëlluar dy herë me thikë.

20-vjeçari djali i vetëm i familjes Toshkëzi arriti të dilte nga makina dhe vrapoi për në pallatin ku banonte, por u rrëzua i pajetë vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/18/vrasja-e-20-vjecarit-ne-tirane-kapet-nje-nga-autoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos