All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vritet në Venezuelë komandanti rebel kolumbian i Farc, “El Paisa”

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 07:12 | Bota
Vritet në Venezuelë komandanti rebel kolumbian i Farc, “El
All - Paragraf - 1

Një ish-udhëheqës disident i rebelëve Farc të Kolumbisë është vrarë në një pritë në Venezuelë. Sipas mediave lokale të cituara nga BBC, Hernán Darío Velásquez, me nofkën El Paisa, thuhet se u qëllua për vdekje në shtetin Apure të Venezuelës.

Vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi ushtria kolumbiane tha se nuk ishte në dijeni për vrasjen.

All - Paragraf - 3

Mediat lokale kanë spekuluar se mercenarët mund të kenë vrarë Velásquez, duke kërkuar shpërblime për kapjen e tij.

Autoritetet kolumbiane i thanë gazetës El Tiempo se nuk do ta konfirmojnë vdekjen e tij, derisa zyrtarët të shohin trupin e tij. Një zëdhënës i presidentit kolumbian, Iván Duque, i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se zyra e tij po kërkonte më shumë informacion.

Rebelët e Farc ishin një grup marksist që zhvilloi një luftë të ashpër kundër qeverisë kolumbiane për më shumë se 50 vjet, përpara se të shpallej përfundimisht armëpushimi në 2016.

All - Paragraf - 6

Si komandant i një prej njësive më të frikshme të Farcit, Velásquez u bë i famshëm për ashpërsinë e sulmeve të tij. Ai ishte pas një sulmi me makinë bombë në kryeqytetin kolumbian, Bogata, që vrau 36 njerëz dhe plagosi gati 200 të tjerë në 2003. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos