Pamje dramatike pas vullkanit, rritet numri i viktimave në Indonezi

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 19:05 | Bota

Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me qindra të tjerë kanë pësuar djegie e shumë janë të zhdukur, si pasojë e aktivizimit të vullkanit Semeru në Indonezi.

Një ditë pas riaktivizimit të vullkanit, situata është dramatike në ishullin Java. Me mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa qindra prej tyre janë vendosur në qendra të improvizuara.

Të paktën 11 fshatra rreth malit vullkanik u mbuluan nga hiri, ku është krijuar një situatë apokaliptike. Presidenti Joko Widodo urdhëroi të dielën grupet e kërkim-shpëtimit që të veprojnë sa më shpejtë në operacionin e tyre për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Semeru, vullkani në malin më të lartë të ishullit Java u aktivizua të shtunën, duke hedhur hi dhe mbetje vullkanike në provincën lindore. Mijëra banorë u larguan të terrorizuar pasi ai është një ndër vullkanet më aktive në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/04/hiri-deri-ne-12-km-lartesi-panik-mes-banoreve-pas-shperthimit-te-vullkanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos